Ankth në radhët e Liverpool, priten mungesa në finalen e Champions League ndaj Real Madrid

Sport

Kur jemi vetëm pak ditë larg finales së madhe të UEFA Champions League, mes Liverpool dhe Real Madrid, në kampin anglez kanë një arsye tepër të fortë të jenë të shqetësuar. Si fillim, fjala është për mesfushorin Thiago Alcantara. Në ndeshjen e javës së fundit në Premier League, atë ndaj Wolves në shtëpi, spanjolli u dëmtua dhe si pasojë u detyrua të dilte nga fusha e lojës. Bëhet fjalë për një tërheqje muskulore, diçka që ka lënë një shije të hidhur në radhët e anglezëve.

Në lidhje me këtë incident, trajneri Jurgen Klopp është shprehur se shenjat nuk janë aspak të mira, megjithëse priten ekzaminime të mëtejshme. Në këto kushte, nuk përjashtohet mundësia që Thiago të mos jetë i gatshëm për finalen e madhe të UEFA Champions League. Përgjatë muajve të fundit, regjisori i mesfushës së The Reds po kalonte një moment mjaft pozitiv, duke u kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të formaconit të 6 herë kampionëve të Europës.

Pavarësisht ankthit dhe pasigurisë, nëse për Thiagon ka ende shpresë se mund të rikuperohet për finalen, e sigurt do të jetë mungesa e Divock Origit. 27 vjeçari pësoi një tërheqje muskulore përpara ndeshjes me Ëolves dhe si pasojë nuk do të jetë I gatshëm për supersfidën ndaj Real Madrid. Kësisoj, blegu e ka mbyllur avënturën me Liverpool, sepse në verë, pritet të transferohet në radhët e Milanit me parametra zero.