Anglia, zbulohet sekreti i golave nga ‘goditjet standarte’

Sport

angli

Thuajse gjysma e golave të fazës së grupeve në Rusi 2018 është shënuar me gjuajtje standarte, qofshin penallti, goditje dënimi, apo goditje këndi. Për të qenë më të saktë janë plot 43% e golave, kundrejt 28% të ‘Brazil 2014’. Një diferencë aq e madhe, sa që nuk duket e rastësishme. Natyrisht në radhë të parë nuk mund të harrohet ndikimi i VAR, me rritjen e numrit të akordimit të penalltive. Por mbi të gjitha është vërejtur se Anglia dhe Uruguaji kanë mbërritue deri në cerekfinale duke shfrytëzuar këto lloj situatash.Konkretisht, skuadra e Gareth Southgate ka shënuar deri tani 7 nga 9 golat, pikërisht përmes të ashtuquajturave ‘topa të vdekur’, prej të cilave 3 me penallti. E jo vetëm se mund të mbështetet tek një ekzekutues i padështueshëm i gjuajtjeve nga 11 metrat, si Harry Kane, apo edhe te kërcyesit e shumtë që ka në skuadër. Një armë e rëndësishme e britanikëve janë skemat komplekse, që i kanë përdorura me sukses në të tilla situata. Aq sa në disa raste duket se janë vjedhur nga ndonjë skuadër e NFL (regbisë) në Amerikë.

angli
Faktikisht, sporti amerikan është një burim i vërtet frymezimi për Southgate. Përpara Botërorit ishte në SHBA, aty ku shikoi Superboël-in, por gjithashtu vëzhgoi disa ndeshje basketbolli dhe stërvitjet e ekipeve të NFL. Për më tepër, duke marrë spunto nga futbolli amerikan, Southgate ka marrë në stafin e vet edhe një figurë disi të re për futbollin evropian: atë të trajnerit të sulmit. Në rastin konkret është Alan Russell, skocezi 37-vjeçar që ka luajtur edhe vetë, por jo në nivele të larta. Për trajnerin anglez është pikërisht ai sekreti i numrit të madh të golave të shënuar me goditje standarte. “Kalon shumë kohë me situata të tilla. Ne i konsiderojmë një element kyç të këtij turneut dhe një aspekt ku mund të përmirësohemi”, ka shpjeguar Southgate. Edhe Harry Kane’ e mbështet kur shprehet se “Allan i mbyll sesionet e stërvitjes me ne. Na flet për mbrojtësit dhe për portierët kundërshtarë, mbi të gjitha sesi të shfryëzojmë dobësitë e tyre. Janë detaje të vogla, por që mund të na japin një avantazh. Ai cakton edhe skemat tona në goditjet standarte, që po japin frutet deri tani”.