Anglia, Carrick nuk i kursen elozhet për Lingard, e quan ‘unik’

Sport

jesse
Jesse Lingard ishte një nga lojtarët më të mirë të fazës së grupeve tek kombëtarja angleze. 25-vjeçari ka fituar jo pak vëmendje me performancën e tij dhe elozhet për të nuk i ka kursyer as ish-lojtari i Manchester United, Michael Carrick. Ai e cilëson Lingard si një lojtar unik, që punon fort për të ndihmuar skuadrën në çdo aspekt. “Lingard di se si t’i shfrytëzojë hapësirat. Ai nuk është ndoshta lojtari më driblues tek Anglia, por është i shpejtë dhe mjaft inteligjent në lëvizjet e tij.”-shprehet Carrick. Ai vë në dukje faktin se shumë futbollistë përdorin botërorin si mënyra për të reklamuar veten e tyre në tregun e transferimeve.

lingard

Por Lingard sipas tij është ndryshe. Atij i intereson më shumë të shërbejë për Harry Kane dhe pjesën tjetër të skuadrës, sesa të kërkojë atë që Carrick e quajti “lavdi personale”. Nga viti i ardhshëm, Michael Carrick do të jetë pjesë e stafit të Jose Mourinhos tek Manchester United dhe do të ketë mundësinë të stërvisë nga afër 25-vjeçarin. Sezonin që lamë pas, Lingard shënoi 13 gola për Manchester United dhe shërbeu 5 asiste. Kjo formë e tij i mundësoi pjesëmarrjen në botëror me kombëtaren angleze, ku ia ka dalë mbanë të gjejë edhe rrugën e rrjetës.