Angli, Yaya Tour e thotë se Guardiola ka probleme me lojtarët afrikanë

Sport

ya
Pep Guardiola ka probleme me lojtarët afrikanë, kështu thotë ish-kapiteni i Manchester City-it, Yaya Toure. Shtatlarti nga Bregu i Fildishtë, u largua nga Etihad pas 8 vitesh dhe ka këmbëngulur duke thënë se tanimë “do që ta thyejë mitin” që rrethon Guardiolën, duke e përshkruar atë si një njeri xheloz, paragjykues dhe rracist. Përpara se të kalonte te City në vitin 2010-të, Toure luajti për trajnerin katalan edhe te Barcelona. Shtypi anglez e pati raportuar që pasi Pep erdhi te City se mes tij dhe 47-vjecarit ka pasur një marrëdhënie të vështirë në Camp Nou, dhe afrikani thotë se edhe atje kishte të njëjtat përsthypje.

yaya

“S’e di pse e kam këtë ndjesi, por ai më ka marrë inat, është sjellë keq me mua, a thua se unë isha armik apo sikur i bëja hije. Edhe te Barca kishte të tjerë që kishin të njëjtat ndjesi dhe që atëherë e kuptova se Pep ka probleme me ne lojtarët afrikanë” – ka thënë 35-vjecari. Shtatlarti më pas është rikthyer të flasë për vitin e fundit që kishte me City-in. Ai ka thënë se i kishte kërkuar klubit të qëndronte edhe një vit, por përgjigjia kishte qenë negative. Sipas tij lënja jashtë skuadrës nuk vinte për shkaqe fizike, por vetëm prej Guardiolës. Këtu Yaya këmbëngul se e gjitha ishte personale dhe prej faktit se vjen nga Afrika. Toure luajti 316 ndeshje me City-in duke realizuar 79 gola dhe duke fituar 8 trofe.