Angli, Wenger rrëfen brengën e tij, krijimin e një dyshe Henry-Ronaldo

Sport

wenger
Arsene Wenger mbylli përfundimisht përvojën e tij 20-vjecare me Arsenalin dhe tashmë është i lirë të flasë pa dorashka për brengat dhe të kaluarën. Kështu në një intervistë të dhënë së fundmi, francezi ka rrëfyer se kishte pasur shansin ta transferonte në Londër Ronaldon në vitin 2004 dhe se kjo është brenga më e madhe e tij, pasi angazhimi i portugezit do t’i kishte ndryshuar Arsenalit krejt historinë. 14 vite më parë, topcinjtë patën bisedime me Sportingun, por ato nuk shkuan mirë pasi Manchester United i mundi londinezët duke ofruar dyfishin e shifrave që kishin vënë ata në tavolinë.

wenger2

Për Ronaldon asokohe 18-vjeçar u paguan 19 milionë euro. Katër vite më vonë, portugezi u kthye në një nga lojtarët më të spikatur të Djajve të Kuq duke i drejtuar ata drejt triumfit në Champions League dhe më pas kaloi te Reali i Madridit për shifrat e 94 milionë eurove. Titulli i fundit kampion i Anglisë për Arsenalin, daton vetëm 3 muaj përpara se Ronaldo të shkelte në Old Trafford dhe Wenger tregon se një dyshe mes tij dhe Thierry Henry do të kishte qenë e jashtëzakonshme. 68 vjecari në rrëfimin e tij ka treguar se në 2003-in kur në Londër diskutohej angazhimi i Fabregas, negociohej edhe për Messin dhe Pique-në, negociata që Wenger thekson se ishin jashtëzakonisht të vështira dhe të humbura që në nisje, kjo për shkak se konkurrenca ishte tejet e fortë.