Angli, Wenger barazon Fergusonin, Sanchez shënon fitoren e Arsenalit

Sport

vf

Mbrëmjen e së enjtes, Arsene Wenger barazoi rekordin e Sir Alex Ferguson duke drejtuar një skuadër për herë të 810-të në Premier-League. Përballë Crystal Palace-it, topcinjtë fituan 2-3 duke mbetur në garë për një vend në kupat e Evropës. Për Wenger kjo ishte një ndeshje e vecantë, pasi arrihej një ish-rival i kahershëm sikurse Ferguson. Por duhet thënë se ndeshja e 810-të, pavarësisht fitores, nuk arrin statistikat e skocezit, i cili me United-in pati humbur vetëm 114 takime, ndërsa Wenger ka humbur 31 ndeshje më shumë. Statistikat flasin për 57.7% fitore në gjithë përvojën e francezit, ndërsa për Fergusonin kjo statistikë është fiksuar në 65.2. Sidoqoftë Wenger po shijon momentin dhe është shprehur besimplotë se grupi mund të vazhdojë me këtë ritëm. Topcinjtë vinin pas barazimit 3-3 me Liverpoolin dhe në fundjavë luajnë një tjetër sfidë të vështirë me West Bromiwch. Ndërkohë presioni është në rritje për Alexis Sanchez. Kileni edhe pse shënoi dy gola, nuk u prit mirë nga tifozët, të cilët i kërkuan largimin. Ai nuk e ka ripërtërirë kontratën me Arsenalin dhe me shumë gjasa në janar pritet të kalojë te City. Wenger u shfaq jo shumë i shqetësuar për këtë pjesë, duke rithënë fjalët e zakonshme, se Arsenali nuk është vetëm 1 lojtar. Wenger preferoi të ndalej te rikthimi në formë i Jack Wilshere, i cili rezultoi edhe lojtari i ndeshjes.