Ashtu sikurse çdo vit, klubet angleze kanë shpenzuar shumë këtë sezon merkatoje. Totali i shpenzuar vetëm nga katër skuadrat pjesëmarrëse në Champions League, shkon në 450 milionë euro, ndërkohë që shuma totale e kampionatit i kalon 1 miliardët. Por fakt interesant është se nga kjo shumë vetëm 14 milionë janë shpenzuar nga Arsenali, që këtë sezon ka kursyer aq shumë sa të transferojë vetëm një lojtar, portierin Petr Cech nga Chelsea. Në Angli, vetëm Swansea ka shpenzuar më pak se Topcinjtë, 13 milionë euro. Interesante është gjithashtu se plot 205 milionë euro janë shpenzuar vetëm nga Manchester City, që pa-diskutim tashmë është komfirmuar si skuadra merkato e këtij viti, ku vetëm 3 lojtarë, Otamendi, De Bruyne dhe Raheem Steerling i kanë kushtuar 180 milionë euro. Manchester United, që gjithashtu është lakuar për shpenzime të majme, këtë sezon me 90 milionë transferoi 4 lojtarë, Matteo Darmian, Memphis Depayn, Shcneiderlin si dhe Bastian Schwinsteiger, Teksa në ditën e fundit transferoi për plot 50 milionë edhe Anthony Martial. Shifra astronomike, por që nga United justifikohen me largimet e Angel Di Marias, Van Persiet e shumë të tjerëve. Për sa i përket kampionëve të Anglisë, Chelsea-it, niveli duket disi larg dy klubeve nga Manchesteri. “Blutë e Londrës” kanë transferuar Pedro-n, Abdul Rahman dhe portierin Asmir Begovic, në një kohë kur huazimi i Falcaos duket si treguesi më i qartë i asaj çka nuk po funksionon në fillimin e këtij sezoni për skuadrën e Mourinho-s, që deri më tani ka njohur dy herë humbjen. Gjithësesi ky është vetëm fillimi, potenciali i vërtetë i skuadrave angleze do të tregohet pas 15 shtatorit atëherë kur edhe Champions League-a starton me ndeshjet e para, sigurisht vetëm në Tring Digital.