Tashmë edhe Manchester United do të ketë një brazilian në radhët e saj dhe ai do të jetë 25-vjecari Fred. Mesfushori i cili pesë vitet e fundit ka luajtur për Shakhtar Donetsk ka pranuar të lëvizë në Angli duke përqafuar projektin e Jose Mourinhos. Nga ana tjetër ata të Donetksut do t’i kënaqen plot 60 milionë eurove që “Djajtë e kuq” kanë rënë dakord të paguajnë. Pesë vite më parë ukrainasit e patën angazhuar Fredin për vetëm 5 milionë dhe kjo është një tjetër ujdi e bujshme në historinë e klubit. Fred njihet për aftësitë e mira të organizimit të lojës ndërsa ka edhe cilësi në goditjet standrade.
Pikërisht prej një të tillë ai mundi të realizonte kundër Romës në Champions League. Ndërkohë këtë lëvizje duhet thënë se e kanë lavdëruar emra si Willian apo dhe Rivaldo. I pari, ish-lojtar i Shakhtarit dhe Chelsea-it, ka theksuar se “United po merr një lojtar të shkëlqyer në radhët e saj”. Willian theksoi se Fred i qe shprehur tejet i lumtur për faktin se po i bashkohej një prej klubeve më të mëdha në botë. Nga ana tjetër legjenda Rivaldo e cilësoi Fredin si një mesfushor gjenjal. Sipas tij 25-vjecarit do t’i duhet pak kohë për t’u ambientuar, por një lojtar i kalibrit të tij do të dijë t’i shkrutojë kohët në maksimum. Në Donetsk, Fred luajti për 155 ndeshje, duke realizuar 15 gola dhe 15 asiste.