Angli, Tottenham siguron Championsin, Chelsea ia lë fatet në dorën e Liverpoolit

Sport

ttchlv
Tottenham Hotspur siguruan të mërkurën prezencën e tyre në UEFA Champions League për edicionin e ardhshëm. Përballë Newcastle-it, Harry Kane ishte heroi i ndeshjes pasi realizoi edhe golin e fitores. Spursat mundën ta mbrojnë rezultatin deri në fund dhe të arkivojnë 3 pikë me mjaft vlera. Matematikisht ata janë mes 4 më të mirave të këtij sezoni, çka përkthehet në kualifikim direkt në Champions League.

ttth

Chelsea, rivali direkt i tyre, u ndal në barazim 1-1 nga Huddersfieldi që me këtë 1 pikësh siguroi mbijetesën në Premier. Skuadra e Pochettinos do ta mbyllin sezonin pa asnjë trofe, por bileta për në Champions do të thotë se yjet kryesore të skuadrës nuk kanë arsye pse të largohen. Nga ana tjetër Tottenhami për herë të parë që prej vitit 1995 do ta mbyllë duke qenë mbi klubet e tjera të Londrës Chelsea dhe Arsenal. Pas sfidës Pochettino u shfaq tejet i gëzuar nga rezultati. Ai tha se me këtë arritje rikthimi në stadiumin e ri që do të ndodhë sezonin e ardhshëm do të festohet më së miri. Ndërkohë në anën tjetër të Londrës sfrustimi ka kapur kulmin.

chelsea

Chelsea barazoi me shumë vështërsi 1-1 me Huddersfieldin dhe tashmv ka 70 pikë, 2 më pak se Liverpooli i vendit të katërt. Shanset për t’ia rrëmbyer vendin të kuqve janë të pakëta. Liverpooli tanimë duhet të humbasë me Brightonin ndërsa Blutë duhet të fitojnë me patjetër kundër Newcastle-it. Me këtë dinamikë nga shtypi anglez konsiderohet si fakt i kryer largimi i Antonio Contes.

lvlp