Angli, Tottenham ka refuzuar 200 milionë paundë nga Reali për Kane-in

Sport

Harry Kane

Tottenham ka refuzuar 200 milionë paundë nga Reali i Madridit për Harry Kane. Ky ka qenë raportimi i The Times që ka ndezur një valë spekulimesh rreth skuadrës së Maurizio Pocchettinos. Në Londër janë të mendimit se 24-vjeçari nuk mund t’i thotë jo një skuadre si Reali i Madridit. Golashënuesi i Premier-League-ës, për 2 sezonet e fundit, ka realizuar edhe 21 gola këtë vit duke mbetur në krye si më i miri. Të dielën ai shkoi në kuotën e 100 golave me fanellën e Tottenhamit, por gazetarët thonë se këtë fanellë do të detyrohet ta ndërrojë nëse ky klub nuk e shpërblen atë me një titull. Situata përshkrueht të jetë e njëjtë me atë të Gareth Bale. Aktualisht në kampionat Spursat janë në vendin e 5-të me 45 pikë, çka do të thotë se nëse e mbyllin në këtë vend do jenë jashtë Champions League-ës sezonin e ardhshëm. Në muajin shkurt përpara kanë një përballje me Juventusin në 1/8-at, sfidë që shihet si një tjetër test i rëndësishëm për Tottenhamin, por edhe për Kane-in. Reali i Madridit e ka identifikuar si lojtarin perfekt që mund të zëvendësojë Karim Benzemanë, por në Londër nuk duan të privohen kaq lehtë prej lojtarit më të mirë të tyre. Gary Neiville sugjeron që Spursat të mos tundohen dhe të injorojnë të gjitha spekulimet, pasi në të kundërtën rrezikojnë që të vënë në diskutim sezonin. Gjithsesi në Spanjë thonë se 200 milionë paundë dhe një fanellë e Realit vështirë të injorohen për shumë kohë.