Angli, te United diskutohet ideja e zgjerimit të stadiumit

Sport

old traff
Rikthimi në Champions-League, edhe pse jo aq i sukseshëm ka sjellë një bum ekonomik për Manchester United-in, që tashmë po mendon për të zgjeruar ose jo kapacitetin e stadiumit Old Trafford. Drejtori i Përgjithshëm Richard Arnold ka treguar diskutimin që ka lindur në klubin e Djajve të Kuq. Fondi Mbështetës i vetë Manchester United-it, i ka kërkuar hapur klubit që stadiumi të zgjerohet dhe të kthehet në stadiumin më të madh në Evropë, kjo pasi “tifozët e United-it e meritojnë këtë gjë”. Aktualisht Old Trafford mban rreth 75 mijë spektator dhe ideja është që kapaciteti të zgjerohet deri në 88 mijë.

trafford

Por Drejtori Richard Arnold është shprehur se ideja mund të realizohet duke ndërhyrë në tribunën që mban emrin e “Sir Bobby Charlton”-it, por kjo do të detyronte United-in që të luante në një stadium tjetër, pasi inxhinierët e konsiderojnë ndërhyrjen disi të vështirë. Në fakt tribuna e vetme që nuk është zgjeruar me kohën, është pikërisht ajo e Bobby Charltonit. Situata paraqitet e vështirë për faktin se United nuk ndodhet në Londër, që të veprojë sikurse Tottenham që në kohën e rindërtimit të stadiumit, ka përdorur Wembley-in. Diskutimet vazhdojnë për një zgjidhje optimale, ndërsa marketingut e United ka vendosur që për tifozët e rinj mes moshës 18-25-vjeç, biletat e sezonit të ardhshëm të jenë vetëm 15 paund.