Angli, Sullivan e përdori West Hamin për të shmangur taksat

Sport

sullivan
David Sullivan e ka përdorur klubin e West Hamit për të shmangur taksat. Ky ka qenë vendimi i bujshëm i një gjykate në Britaninë e Madhe, që ka trazuar jo pak botën e futbollit në ishull. BBC raportoi se një nga aksionerët kryesor të klubit londinez përfitoi rreth 2 milionë paundë nga një transaksion i bizneseve të familjes në vitin 2010-të. Me këtë gjë ai thuhet se shmangu rreth 700 mijë paundë taksa. Nga familja Sullivan nuk kanë dashur ta komentojnë ndëshkimin. Gazeta The Times shtjelloi saktësisht skemën e përdorur. Sullivan bleu 2 milionë paundë aksione të klubit me kompaninë e tij Conegate Ltd.

sullivan3

Më pas ai i shiti sërish me vlerë 1 paundë, kështu me kompaninë e tij në bilance përdori humbjet e 2 milionë paundëve për të shmangur rreth 700 mijë paundë taksa. Kjo skemë thuhet se nuk ka qenë e vetmja e përdorur nga Sullivan dhe zbardhja e saj vjen në një moment aspak pozitiv të klubit. Tifozët e West Hamit kanë muaj të tërë që protestojnë kundër presidencës. Vetë Sullivan u qëllua me monedhë në një ndeshje teksa tifozët mësynë edhe fushën. 20 prej tyre janë pezulluar përjetësisht nga aktivitetet e klubit ndërsa ultrasit fajësojnë presidencën për nëpërkëmbje dhe rezultatet tejet të dobëta që ka pasur skuadra sezonin e fundit. Me parullën “na shitët një ëndërr, na dhatë një makth” shumëkush kërkon tashmë largimin e Sullivan, që përvec presionit të tifozëve duket se po rrezikon edhe një ndëshkim ligjor me çështjen e evazionit fiskal.