Angli, shpallet lojtari i vitit – Ja cili është

Sport

lojtari

Fundjava u mbyll tërësisht me festë për N’Golo Kante-n. Francezi, i cili e ndihmoi Chelsea-in të siguronte finalen e Kupës së Federatës, është vlerësuar me cmimin lojtari i vitit në Premier-Leage. Në një ceremoni të organizuar nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Angli, mesfushori i Chelsea-it, arriti të lërë prapa emra të mirënjohur sikurse Eden Hazard, Zlatan Ibrahimovic, Harry Kane, Romelu Lukaku e Alexis Sanchez. Ishte David Beckham ai i cili njoftoi akordimin e cmimit, ndërsa Kante, 26-vjecar, shijon kështu frutet e një pune të jashtëzakonshme këto dy vitet e fundit. I sjellë në Angli nga Leicester City për shifrat e 9 milionë eurove. Ai arriti të kontribuuojë në suksesin fantastik me “Dhelprat” të cilët u shpallën kampjonë sezonin që shkoi. Pikërisht forma e tij e bindi Chelsea-in të investonin 36 milionë euro për të, investim ky tërësisht i justifikuar nga Kante, i cili ka qenë prezent në 36 sfida për këtë sezon duke ndihmuar Chelsea-in të mbetet në krye të Premier League-ës dhe tanimë të diskutojë Kupën e Federatës me Arsenalin. Duke folur për këtë cmim, Kante nuk i mbajti dot emocionet, ndërsa falenderoi shokët e tij të skuadrës dhe familjen për mbështetjen e vazhdueshme.