Harry Kane do të qëndrojë larg fushe deri në muajin prill. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë sulmuesi anglez. 24-vjeçari pësoi një lëndim ligamenti fundjavën e kaluar dhe vuri në alarm jo vetëm Tottenhamin por edhe kombëtaren e Anglisë. Autor i 35-golave në një sezon të jashtëzakonshëm, Kane ndrydhi këmbën teksa po luante kundër Bournemouth-it. Skaneri i kryer ditën e hënë konfirmoi lëndimin serioz të ligamentit, por ekzaminimet e mëtejshme dhanë shpresa për një riaftësim edhe më të shpejtë.
Kështu në mesjavë qarkulluan zëra në mediat angleze se sezoni i 24-vjecarit nuk ishte mbyllur ende. Pas këtyre raportimeve vetë sulmuesi ka njoftuar me një postim në Twitter: “Zhgënjyese të qëndroj larg fushe deri muajin tjetër, por lëndimet janë pjesë e lojës. Do të çfarëdo që të mundem për t’u rikthyer”. Kane humbi 10 ndeshje sezonin e kaluar pas një lëndimi të ngjashëm. Ai u lëndua në të njëjtën kavilje në mars të 2017-ës dhe qëndroi në fizeoterapi për 4 javë.
Për Anglinë ky lajm është disi lehtësues. Skuadra e Gareth Southgate luan më 23 dhe 27 mars ndeshjet miqësore me Holandën dhe Italinë. Kane nuk do jetë, por me shumë gjasa ai do të mund të jetë gati deri më 18 qershor kur është edhe përballja e parë në botëror me Tunizinë.