Raheem Sterling është një ndër lojtarët kryesorë të Manchester Cityt, jo vetëm këtë sezon, por edhe në sukseset që qytetarët kanë pasur në vitet e fundit. Anësori është transferuar tek kampionët në fuqi që Premier League 4 sezone më parë, duke u larguar nga Liverpool. Mirëpo, pavarësisht kësaj, 25 vjeçari nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë që ka për ish-klubin e tij, duke treguar respekt maksimal. Së fundmi, sikurse raporton “L’equipe”, në një të ardhme, Sterling mund të rikthehet përsëri tek kampionët e Europës. Nuk dihet me shumë siguri se kur do të jetë kjo ditë. Një fakt që mund t’i bëjë tifozët e Liverpool ta ëndërrojnë një moment të tillë, është pezullimi i Manchester Cityt nga Champions League për 2 edicionet e ardhshme, për shkak të shkeljes së rregullave të Fair-Play-t financiar. City e ka apeluar këtë vendim të UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, (CAS), ndërsa është ende në pritje të një përgjigjeje. Nëse ky organ vendosë të mbajë në fuqi vendimin e UEFA-s, atëherë nga City mund të kemi largime të disa prej yjeve të skuadrës, e një prej tyre mund të jetë Sterling, i cili mund të vishet edhe një tjetër herë me fanellën e kuqe në Anfield Road.