Angli, Pep Guardiola zgjat kontratën, me City-in deri në vitin 2021

Sport

guardiola manch
Nuk shkoi më shumë se cerek-finalet e Champions League-ës, por kjo duket se nuk ishte problem për drejtuesit e Manchester City-it, të cilët i kanë ofruar Pep Guardiolës një ripërtëritje dy-vjecare. Katalani ishte në fund të marrëveshjes së tij të parë dhe sezonin e ardhshëm do të diskutonte sezonin e fundit. Por pas një viti prej rekordesh në futbollin anglez ja ku projekti i tij fitoi një tjetër mundësi. Firma e hedhur në kontratën e re bën fjalë për një marrëveshje deri në qershorin e vitit 2021.

guardiola ang

47-vjecari fitoi këtë sezon Kupën e Ligës dhe kampionatin me një rekord prej 100 pikësh, 32 fitoresh dhe 19 pikë distancë nga United-i i vendit të dytë. Duke folur për kontratën e re Guardiola ka theksuar dëshirën për të vazhduar më tej projektin e nisur dhe synimin për ta shpallur City-in kampione të Evropës. Trajner që prej vitit 2007-të, për Guardiolën kjo është kontrata e pestë që nënshkruan si drejtues i një skuadre. Në 11 vite aktivitet ai numëron 23 trofe të fituar me Barcelonën, Bayernin dhe Manchester City-in, por trofeu më prestigjioz, ai i Champions League-ës, i mungon që prej vitit 2011-të.