Jose Mourinho po i kërkon lojtarëve të tij të Manchester United-it, që të thyejnë rregulloren e Federatës Angleze të Futbollit duke shkurtuar ditët e pushimeve. Marcus Rashford dhe Phil Jones janë kthyer tashmë me grupin pavarësisht se ishin pjesë të kombëtares angleze që shkoi deri në gjysmë-finalet e botërorit Rusi 2018-të. Edhe pse ata ishin praktikisht në fushë deri dy javë më parë ata janë kthyer me skuadrën. Në Angli raportohet ta kenë bërë të njëjtën gjë edhe lojtarë të përfaqësueses belge si Loftus-Cheek i Chelsea-it, dhe Kompany i City-it. Por ndryshe nga trajnerët e këtyre skuadrave, Jose Mourinho është i vetmi që thuhet se ia ka kërkuar lojtarëve që do të bënin mirë t’i shkurtonin ditët e pushimit në mënyrë kjo, që ata të përgatiten më shumë për sezonin e ardhshëm së bashku me organikën e skuadrës.
The Times ishte një nga gazetat angleze që theksonte se me këtë kërkesë Mourinho po shkel një nga rregullat kontraktuale që ka cdo lojtar profesionist me Federatën dhe Ligën e Futbollit. Neni 14 i kontratës thuhet se përmban si tekst të shkruar faktin se cdo futbollist ka të drejtë pushimi 5 javë në vit, ku 3 prej tyre mund të jenë radhazi. Në këtë nen thuhet se klubi nuk mund t’i detyrojë lojtarët që t’i shkurtojnë këto ditë, ndërkohë në tërësi kampionati anglez duket aspak i favorizuar pasi Premier-Leagu-a nis më 10 gusht, fiks 26 ditë pas finales së botërorit, ku lojtarë si Pogba, Lloris, apo Giroud ishin në fushë.