Nemanja Matic ka qenë gjithnjë një nga lojtarët e parapëlqyer të trajnerit Jose Mourinho, i cili e mori mesfushorin serb tek Manchester United menjëherë pas nënshkrimit të tij me klubin. Matic ishte një ndër elementët më të rëndësishëm të skuadrës së Mourinhos, në kohën kur ky i fundit ishte nën drejtimin e ‘djajvë të kuq’. Me Mourinhon, Matic fitoi titullin e ‘Premier League’-ës, por e bëri këtë përpara kalimit tek United, me fanellën e londinezëve të Chelsea-t. Së fundmi, serbi ka zbuluar se si reagonte ‘Special One’ kur humbte një ndeshje, si dhe disa prej prapaskenave në ndeshjet e mëdha.
“Nëse skuadra fitonte, atëherë Mourinho është njeriu më i mirë e më i lumtur në botë. Bën shaka dhe përpiqet të të argëtojë. Por kur humbisje, atëherë kur të vinte në seancën e ardhshme stërvitore, do të ishte më mirë sikur të fshiheshe. Ai është një trajner i mrekullueshëm. I njeh cilësitë e lojtarëve të tij, prandaj nuk i pranon dot disa gabime.”
Matic tregoi se përpara ndeshjeve të rëndësishme, si tek Cheslea, edhe tek Manchester United, pavarësisht situatës në të cilën ndodheshin, Mourinho përpiqej të fliste me të gjithë lojtarët dhe i trajtonte ata si shokët e tij. Serbi shtoi se për trajnerin portugez, ishte e rëndësishme që futbollistët e tij të ndiheshin mirë psikologjikisht përpara një ndeshjeje të madhe, prandaj përpiqej të punonte edhe vetë në këtë pjesë.