Angli, Ibrahimovic tregon se si stërvitet, në Shtetet e Bashkuara thonë se do të kalojë në MLS

Sport

dfZlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic po punon fort për t’u rikthyer në fushë, aty ku aq shumë dëshiron të jetë që pas lëndimit të rëndë që pësoi vitin e kaluar. Suedezi 36-vjecar së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet duke u ushtruar në bicikletë jashtë grupit.

Shtatlarti mungoi për 211 ditë prej muajit prill e deri në nëntor, por më pas u lëndua sërish një muaj më pas. Me disa shqetësime në gju, Ibrahimovic ka mundur të luajë vetëm 7 ndeshje këtë sezon. “Punë e lartësive të mëdha” ishte nënkuptimi i shprehjes që shoqëronte foton e Ibras në fundjavë, por ndërkohë nga Shtetet e Bashkuara janë të mendimit se e ardhmja e suedezit do të jetë pikërisht atje në Major League Soccer. Angazhimi i Alexis Sanchez ka shkurtuar edhe më shumë mundësitë që Ibra të ketë një vend në formacion, edhe nëse ai i rikthehet formës së mirë fizike.

Synimi i 36-vjecarit ka qenë i qartë, që të vazhdojë karrierën dhe për këtë madje u tërhoq nga kombëtarja fillë pas Evropianit të Francës, por te United vetë Jose Mourinho ka dhënë sinjalet se atij s’do ti jepet më mundësi. Portugezi qe shprehur në fillim të janarit se koha bën të veten dhe se Djajtë e Kuq e treguan vlerësimin duke i ofruar kontratë tjetër, por Ibra duket se nuk dorëzohet.