Tottenham dhe Man.Utd bien në javën e tretë të Premier Ligës, me dy humbje shokuese në shtëpi që sjellin pikiatën në tabelë dhe telashe për skuadrat në fjalë. Pas dështimit të pabesueshëm që “Djajtë e kuq” pësuan të shtunën në “Old Traford”, ku Kristal Palasë arriti fitoren e parë dhe historike, në shifrat 1-2, të dielën Totenham ka dështuar përballë Njukasëll, humbje 0-1 si një rrufe në qiell të hapur me golin e vetëm të shënuar që në minutën e 27-të. Pocetino ka habitur me deklaratën e tij pas ndeshjes, kur tha se beson tek sistemi VAR edhe pse të tijve iu mohua një penallti. Dhe sa i takon penalltive, duket se në Old Traford po bën ligjin një mallkim. Pas furtunës mbi Pogbanë për penalltinë e humbur javën e kaluar, tashmë radhën për të gabuar e ka patur i përzgjedhuri Rashford. Gabime të tilla nuk mund të bënte Mançester Siti që fluturoi në vendin e dytë falë suksesit bindës në transfertën ndaj Burnemuth, përfundoi 3-1 ,dygolësh nga Aguero, që e ngjit në kuotën e 400 realizimeve të karrierë, teksa një nga protagonistët e ndeshjes ishte padyshim David Silva, në fushë për të 400 ndeshje me fanelë e Sitit.
Të besuarit e Guardiolës e shohin veten 2 pikë prapa Liverpulit kryesues, kujtojmë që të kuqtë ndëshkuan 3-1 Arsenalin në kryendeshjen e Raundit. 9 pikë, falë tre fitoreve në tre ndeshje për Liverpulin, ndjekin Mançester Siti dhe Arsenal, i katërti Leister që me një pikë me tepër se plot 10 skuadra të tjera, dëshmon startin e dobët të Junajtid, Totenham, Çelsi e kompani, me blutë që arriten fitoren e parë vetëm këtë të shtunë, 2-3 ndaj Noruiç. Java e tretë dëshmoi se faktori fushë nuk njihet më si institucion në futbollin anglez, teksa ishin 7 fitoren e udhëtueseve në 10 ndeshjet e luajtura.