Angli/ Fiton Manchester United, ndalet Chelsea i Armando Brojës

Sport

Manchester United i Erik ten Hag ka nisur të marrë formë. Në javën e 11-të të Premier League, djajtë e kuq kanë mposhtur një rival të vendeve të para ta tabelës, sikurse është Tottenham. Sfida e luajtur në “Old Trafford”, përfundoi me rezultatin 2-0 për të zotët e shtëpisë.

Pas një pjese të parë me rrjeta të paprekura, në të dytën, do të kalonin vetëm 120 sekonda, kur Fred të shënonte të hapte sfidën.

Më pas, në të 69-tën, Bruno Fernandes shënoi edhe të dytin me një ekzekutim mjaft të bukur. Portugezi ka nisur të rikthehet sërish në nivele të larta, teksa ndaj Tottenham krijoi 9 raste për gol. Lojtari i fundit në Premier League që shënonte 9 raste për gol ose më tepër brenda një ndeshje, ishte po vetë Bruno Fernandes në shtator ndaj Aston Villa.

Kjo fitore e ngjit ekipin e drejtuar nga Erik Ten Hag në vendin e 5-të të tabelës së klasifikimit në kuotën e 19 pikëve. Deri në këtë fazë të sezonit, përveç Tottenham, ekipi i drejtuar nga trajneri hollandez, ka mposhtur po ashtu edhe dy skuadra të tjerë të mëdha, sikurse janë Arsenal dhe Liverpool.

Ndërkohë, pas 4 fitoreve të njëpasnjëshme, Chelsea është ndalur në transfertë nga Brentford. Në 90 minuta të luajtura, sfida nuk prodhoi asnjë gol, teksa sumuesi kuqezi, Armando Broja zbriti si titullar në fushën e lojës. Gjithësesi, Blutë e Londrës mbeten në vendin e 4 në kuotën e 20 pikëve.

Një fitore me mjaft vlera arriti edhe Liverpool, duke mposhtur 1-0 Ëest Ham United në “Anfield”, e duke u ngjitur në vendin e 7-të në kuotën e 16 pikëve.