Angli, FA-Cup, Chelsea kualifikohet me penallti, Conte xhindoset për mos aplikimin e sistemit VAR

Sport

Chelsea Norwitch

Mbrëmjen e së mërkurës, ndeshja Chelsea-Norwitch e vlefshme për raundin e tretë të Kupës së Federatës së Anglisë, prodhoi mjaft debate, ndërsa bluve iu deshtën penalltitë për t’u kualifikuar. Pas ndeshjes së parë, mbyllur 0-0, sfida u riluajt në Stamford Bridge. Conte kishte kryer disa ndryshime duke e nisur me Caballeron në portë, Ampadunë në mbrojtje dhe Kenedy-në në krah. Pas plot rastesh goli erdhi vetëm në pjesën e dytë. Në rrjetë shkoi Batshuayi. Pak caste pas këtij realizimi të sulmuesit belg, nisën edhe kontestimet nga ana e Antonio Contes. Spanjolli Pedro u ndëshkua nga Graham Scott me karton të verdhë për simulim. Sikur të mos mjaftonte kjo në minutën e 94-ët, Norwitch barazoi me anë të Lewis duke e cuar takimin në pjesët shtesë. Këtu për trajnerin italian u mbush kupa. Willian u rrëzua në zonë në minutën e 92-të, por u ndëshkua me karton të verdhë, po për simulim. Conte dhe të tjerët kërkuan që gjyqtari të konsultohej me video-asistencën, por asgjë, arbitri Scott vazhdoi takimin. Minuta e 117-të, ishte fundi i takimit për Pedron, qëu ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, katër minuta më vonë Alvaro Morata u rrëzua po në zonën e rreptësisë dhe nuk e pranoi ndëshkimin me të verdhë për simulim duke iu përveshur gjyqtarit. Scott nuk e toleroi dhe e nxorri me të kuq. Fatmirësisht për Conten, goditjet e penalltive shkuan mirë, pasi për Norwitch-in gaboi Oliveira, por italiani nuk e përtypi dot gjykimin e arbitrit Graham Scott dhe deklaroi pas ndeshjes se gjyqtarëve u duhet thënë që të konsultohen me video-asistencën, në të kundërtën, kot sa aplikohet. Blutë në raundin tjetër luajnë kundër Newcastle-it më 28 janar.