Angli, dhunoi të dashurën, futbollisti i njohur pranon akuzat

Sport

flaganal

Jon Flanagan ka pranuar akuzat për dhunimin fizik të së dashurës. Futbollisti 25-vjecar i Liverpoolit u arrestua më 22 dhjetor pas një kallzimi të së dashurës së tij Rachael Wall. Flanagan u shfaq në gjykatën magjstrale të martën nga ku ka pranuar gjithcka. Futbollisti u ballafaqua me provat video të nxjerra nga policia angleze ku shfaqej e gjithë dinamika e ngjarjes. 25-vjecari e kishte dhunuar të dashurën e tij në Duke Street të Liverpoolit rreth orës 3:20 të mëngjesit pasi çifti kishte kaluar një mbrëmje festive në një lokal nate. Me Rachealin, Flanagan kishte një marrëdhënie prej rreth 2 vitesh dhe sipas avokatit të tij, të dy ishin nën efektin e alkoolit. 25-vjecari i cili ka luajtur më shumë se 50 ndeshje me Liverpoolin shfaqej në video teksa e qëllonte të dashurën, me grushte e shqelma. Vendimi përfundimtar pritet të merret më 17 janar, ndërsa tashmë shtypi sportiv në Angli ka kryer një rezume të përgjithshme të karrierës së Flanaganit, karrierë që me gjasa do të marrë fund. 25-vjecari vuajti një lëndim të rëndë 3 vite më parë dhe qëndroi jashtë fushe për më shumë se 20 muaj. Te Liverpooli ai këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje, ndërsa më parë qe huazuar te Burnley. Shtypi anglez më së shumti ka vënë theksin te fakti se Flanagan shihej si alternativë për kombëtaren, ndërsa tifozët nga ana tjetër kanë kërkuar që klubi i Liverpoolit t’i prishë atij kontratën, kontratë që është e vlefshme deri në vitin 2019-të.