Angli, Danny Rose rrëfen se ka vuajtur nga depresioni

Sport

dannyyyy
Mbrojtësi i përfaqësueses së “Tre Luanëve” Danny Rose ka shtangur opinionin publik në Angli teksa ka rrëfyer se këtë sezon ka qenë në provë te Tottenhami për shkak të gjendjes së tij të depresionit. “S’është më sekret, te Spursat këtë sezon kam qenë në provë përgjatë gjithë vitit. Pata shumë probleme. Psikologët më diagnostikuan me depresion, dhe s’i thash askujt, as familjes” – tregoi 27-vjecari, i cili vitin që shkoi ishte shumë pranë një transferimi te Manchester City në një operacion që shihte një lëvizje dyshe së bashku me shokun e tij Kyle Walker.

danny

“Nuk i thash mamit dhe as babit dhe me gjasa do zemërohen shumë kur ta marrin vesht tani, por e mbajta për vete deri tani” – shtoi më tej Rose. Futbollisti po ndiqte një fazë riaftësimi janarin e vitit që shkoi. Ai ishte lënduar në gju dhe fizioterapia zgjati 8 muaj. Por në mes të kësaj situate të vështirë, problemet familjare e trazuan edhe më tej. “Xhaxhai im vrau veten teksa unë isha në ato momente. Kjo më mbylli edhe më shumë dhe më shtyu drejt depresionit” – rrëfeu Danny Rose, familja e të cilit ka vuajtur edhe sulmet rraciste ku pas një mësymjeje në shtëpinë e tyre, mbeti i lënduar me armë i vëllai. “Kombëtarja është shpëtimi im e falenderoj fort stafin mjekësor, trajnerin Soutghate dhe gjithë grupin që më ka qëndruar afër. Jam lojtari me më fat në këtë skuadër!” e mbylli rrëfimin e tij 27-vjecari, i cili do të diskutojë botërorin rus pak ditë më pas.