Manchester City tërhiqet nga interesimi për Alexis Sanchez. Ky është lajmi që raportojnë në Angli, atje ku tashmë garës për kilenin thuhet se i është futur edhe Chelsea i Antonio Contes. Blutë e Guardiolës mendohet se kanë refuzuar të paguajnë 20 milionë paundë për 29-vjecarin, i cili në të kaluarën pati shprehur vetë dëshirën për të qenë sërish nën urdhërat e trajnerit spanjoll. Shtypi anglez shkruan se kileni pritet të nënshkruajë për Manchester United-in. Kontrata që thuhet se i është ofruar vlen 400 mijë paundë në javë dhe nëse konkretizohet Sanchez do të bëhet më i paguari te “Djajtë e Kuq”. Raportimet kanë qenë të shumta për këtë çështje, ku thuhet se Jose Mourinho ofron në operacionin e transferimit të 29-vjecarit 30 milionë paundë plus shërbimet e Henrikh Mkhitaryan. Të dyja palët i kënaqen kësaj zgjidhjeje, pasi si Sanchez ashtu edhe Mkhitaryan mund të luajnë në Champions League dhe Europa League duke qenë se Arsenali këtë sezon nuk ishte pjesë në kompeticionin më madhor të Evropës. Ndërkohë në horizont sipas shtypit anglez është shfaqur edhe Chelsea. Antonio Conte ka nevojë për një përforëcim në sulm. Interesimi për Andy Caroll nuk duket dhe aq i kënaqshëm, sidomos për mentalitetin që kërkojnë Blutë. Në këtë pikë gazetari Carrie Dunn në Daily Telegraph shkruan se nga Chelsea pritet një ofertë edhe më e majme, por që gjithcka mbetet për t’u parë këto ditë, ku sikurse e ka pranuar edhe Wenger, Sanchez mund të lëvizë brenda kësaj jave.