Manchester City vazhdoi formën mbreslënëse të këtij sezoni duke mos ulur ritmin as në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Bristol City-it. Skuadra e Pep Guardiolës ka humbur vetëm 1 herë këtë sezon, kundër Shakhtarit në Champions League, ndërsa në shtëpi është ndalur vetëm 2 herë në barazime, të gjitha ndeshejt e tjera kanë qenë fitore. Përballë skuadrës nga kategoria e dytë, gjërat u dukën të vështira kur Reid shënoi nga pika e bardhë e penalltisë duke e mbyllur pjesën e parë 1-0 në favor të skuadrës mike. Sfida e vlefshme për gjysmë-finalet e Kupës së Ligës, luhet me dy takime, por Guardiola kërkoi me patjetër fitoren. Kevin De Bruyne barazoi shifrat brenda 10 minutave të para të pjesës së dytë. Me një lojë të shpejtë të diktuar nga Sterling, Aguero dhe Bernardo Silva, blutë dominuan totalisht kundërshtarët. Në pjesën e dytë City në fakt e zotëroi 71% të kohës topin, fiks aq sa ka mesataren e këtij viti. Loja me pasime të shumta shpërbleu në fund Sergio Agueron që realizoi përmbysjen 2-1. Guardiola u shfaq i kënaqur nga rezultati. Ndeshja e kthimit parashikohet të luhet më 23 janar, ndërsa përpara blutë do të kenë dy takime të vështira sikurse sfida me Liverpoolin dhe Newcastle-in në kampionat. City kërkon të mbajë këtë ritëm. Në krye të Premier League-ës, me 15 pikë larg vendit të dytë dhe një rival si Baseli që e pret në Champions, synimi mbetet po ai, konkretizimi i vitit me trofe të rëndësishëm.