Mesut Ozil do të vazhdojë të jetë lotjar i Arsenalit, të paktën deri në vitin 2021. Turko-gjermani i ka dhënë fund një telenovele të gjatë spekulimesh duke firmosur ripërtëritjen e kontratës, kontratë që i përfundonte në qershor. Ai dhe Sanchez ishin lojtarët që u përfolën më së shumti rreth një largim, që prej verës së vitit të kaluar, por në fund duket se largimi i kilenit i ka hapur rrugë edhe plotësimit të kërkesave të tij ekonomike. 29-vjecari do të përfitojë një pagë prej 400 mijë eurosh në javë dhe vetë klubi e ka përcjellë lajmin në rrjetet sociale, përmes një videoje të kushtuar enkas për të. Ozil, kampion bote me Gjermaninë, u soll në Londër më 2 shtator 2013-të, pas një transferimi prej 47 milionë eurosh nga Reali i Madridit. Gjatë këtyre viteve me Topcinjtë, ai ka mundur të luajë në më shumë se 180 ndeshje, duke kontribuuar me 36 gola dhe 61 asiste. Për shkak të moshës afro 30-vjecare, Ozil thuhet të ketë marrë kohë për të vendosur. Në fakt vetë ai është shprehur se për shkak të ambientimit që ka pasur në Londër, ka zgjedhur të mos ndryshojë gjë duke “firmosur me zemër” sic e ka cilësuar ai. Kështu merr fund një kapitull tejet me presione mediatike te Arsenali dhe tashmë skuadra mund të përqendrohet më tepër në fushë.