Angli, Arsenali mund Chelsea-in dhe siguron finalen e Kupës së Ligës me Manchester City-in

Sport

arsenal chelsea

Arsenali mundi 2-1 Chelsea-in duke siguruar finalen e Kupës së Ligës, finale që do të diskutohet me Manchester City-in më 25 shkurt. Derbi i Londrës ishte një rindeshje, kjo pasi sfida e parë në Stamford Bridge ishte mbyllur 0-0. Ne Etihad gjithsesi të parët që shënuan ishin Blutë. Pedro realizoi por ishte në pozicion jashtë loje, fillë pas anulimit Chelsea gjeti hapësira dhe shënoi edhe njëherë, kësaj radhe me Hazard, në mënyrë krejtësisht të rregullt. Por skuadra e Antonio Contes nuk arriti ta gëzojë për shumë kohë këtë gol, Rudiger devijoi gabimisht një goditje të Monreal dhe rezultati u barazua në të 12-ën minutë. Topcinjtë vinin pas një muaji totalisht zhgënjyes, humbje radhazi në kampionat duke përfunduar të 6-ët, 23 pikë prapa Manchester City-it. Nga ana tjetër si kampionë në fuqi të Kupës së Federatës, u eliminuan nga Nottingham Forest, i kategorisë së dytë. Sidoqoftë të mërkurën mbrëma, në sfidën e parë pa Alexis Sanchez, Arsenali u shfaq më i qartë në lojë, të paktën kështu tha Arsene Wenger pas ndeshjes. Granit Xhaka realizoi në të 60-ën golin e fitores që mbeti në fuqi deri në fund. Conte hodhi në fushë Ros Barkley-in, që luajti ndeshejn e parë me fanellën blu, por asgjë s’ndryshoi. Me rezultatin 2-1 Chelsea vuajti kështu eliminimin dhe humbjen e parë për 2018-ën. Wenger u shfaq i qetë në konferencën për shtyp, ai tha se objektivi tanimë është Kupa e Ligës, trofe që nuk fitohet që prej vitit 1993. Francezi shtoi se skuadra e tij pagoi një haraç të madh me shpërqendrimet e krijuara nga cështja Sanchez.