Romelu Lukaku u largua nga Evertoni pas një mesazhi “woodoo” që ai mori gjatë një pelegrinazhi në Afrikë. Kështu ka rrëfyer një nga aksionerët e bluve të Liverpoolit. Iraniani miliarder Farhad Moshiri, i cili ka dalë garant për 150 milionë paundë borxhe që ka pasur klubi i Evertonit, ka rrëfyer për BBC-në se blutë kishin 99.9% garanci nga agjenti i Lukakut Mino Raiola se ai do ta ripërtërinte kontratën, por në fund ai zgjodhi të largohej jo për motive parashë, se sa për një fiksim që atij i ndodhi gjatë një turi në Afrikë. Moshiri ka thënë se oferta e propozuar nga Evertoni ishte me një pagë më të majme se ajo që spekulohej se do t’i jepte Chelsea. 24-vjeçari Lukaku kaloi verën e vitit 2017-të në Afrikë e më pas në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara nën shoqërinë e mikut të tij Paul Pogba. Moshiri tregon se bëri të pamundurën për ta mbajtur shtatlartin në Goodison Park, por ishte dicka që sipas tij nuk varej më nga Evertoni. Lukaku në fund zgjodhi Manchester United-in në një duel me Chelsea-in, që u mbyll me plot 80 milionë euro të paguara nga “Djajtë e Kuq”. Moshiri ka treguar ndër të tjera projektin e Evertonit për një stadium të ri. Blutë e Liverpoolit kërkojnë të marrin në zotërim molin Bramley-Moor Dock dhe ta kthejnë atë në një stadium të ri për skuadrën sipas një projekti prej 500 milionë paundësh.