Ángel Di María (anësor i Benfica):

Sport

“Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, ndaj lojtarëve me një cilësi të lartë. Kanë shumë armë të rrezikshme, që mund të vendosin ndeshjen. Zikaltërit i kam përballuar edhe më parë gjatë përvojës që pata me Juventusin në kampionatin italian dhe e di se cfarë problemesh mund të na krijojnë. Por bashkë me trajnerin dhe shokët e tjerë të ekipit, i kemi marrë masat. Do të japim më të mirën tonë, për të përmbushur gjithcka me një rezultat pozitiv. Aq më tepër kur vijmë nga një humbje e papritur sic ishte ajo e ndeshjes së parë të grupeve. Reagimi duhet të vijë menjëherë, nëse nuk duam të ndërlikojmë edhe më tepër pozitat tona në renditje, ku gjendemi ende në kuotën e zero pikëve. Besoj se kemi shansin për të qenë kompetitivë në fushë deri në fund të ndeshjes. Do të ndeshemi me nën kampionët e Evropës, që janë skuadër e nivelit të lartë. Megjithatë do të provojmë të fitojmë ndeshjen, edhe sepse këtë gjë e kemi në ADN-në tonë”.