Ange Postecoglou, trajneri i Celtic:

Sport

“Luajmë ndaj Real Madrid dhe duam të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze. Ne nuk jemi këtu vetëm për të ardhurat që na jep ky kompeticion. Duam të lëmë gjurmë e të kemi impaktin tonë. Prandaj sot ndaj Realit duhet të përpiqemi të japim gjithçka. Dëshira jonë është që të jemi sërish këtu sezonin e ardhshëm. Për ne ka një peshë të madhe fakti që mund të luajmë vazhdimisht mes më të mirëve të Europës. Ky është një kompeticion ku gabimet nuk falen. Duhet të mësojmë nga hapat fals që kemi bërë dhe të analizojmë me kujdes gjithçka që kemi bërë në këtë rrugëtim. Për ne ka qenë e rëndësishme të kuptojmë sa më shumë nga vetja dhe në ‘Champions League’ kemi fituar shumë eksperiencë, që do të na vlejë për të ardhmen e skuadrës. Në çdo ndeshje që kemi luajtur, kemi patur mundësitë tona për të marrë diçka më shumë, por tani, kjo i përket së kaluarës. Duhet të shohim përpara dhe të përpiqemi të realizojmë diçka të madhe ndaj Realit. Janë kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, prandaj kjo përballje të jep një ndjesi të veçantë.”