“Leipzig është një skuadër që e bazon lojën e saj tek shpejtësia dhe dinamizmi i lartë. Mbi të gjitha janë tepër të shpejtë, sidomos në momentin e tranzicionit. Kur luan në transfertë në Champions League, gjithmonë ka shumë vështirësi dhe gjendesh përpara një sfide vërtet të madhe për kalimin e pengesave që të paraqiten. Por mendoj se në përgjithësi do të jetë një ndeshje në lartësinë e situatës. Vecanërisht nga ana jonë do të kërkojmë të shfaqim maksimalisht futbollin që dimë të luajmë. Mbi të gjitha do të kërkojmë të masim veten, me një kundërshtar të fortë, sic është Lajpcigu. Mendoj se të gjithë lojtarët e mi janë gati për ta përballuar më së miri këtë përballje. Natyrisht, ka ardhur koha që të marrim pikët e para në këtë fazë grupesh. Do të duhet të japim gjithcka nga vetja, për të bërë të mundur realizimin e një arritjeje të tillë”.