Andre Ramalho, mbrojtës i PSV:

Sport

“Na vjen mirë që në kampionat ndeshja jonë nuk u zhvillua, sepse kjo kohë na ka vlejtur shumë për t’u përgatitur për këtë sfidë kaq të rëndësishme. Jemi përpjekur të ruajmë përqëndrimin vetëm tek ky takim i sotëm, pasi luhet një objektiv shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Mendoj se jemi gati. Sidomos në aspektin fizik, që mund të ketë një peshë të madhe, pasi është e mundshme të luhet edhe në kohën shtesë. Rangers kanë një skuadër që luan me intensitet të lartë. E kemi kuptuar se përballemi me një ekip shumë të fortë fizikisht dhe na duhet të luftojmë vërtet shumë nëse duam të kemi kontrollin e topit.”