“Është një shans i madh që të arrijmë finalen. Nuk kemi dëshirë të flasim për presionin e vazhdueshëm që kemi, por duhet të përqëndrohemi tek fusha e lojës. Kemi fituar 4 trofe të ndryshëm në Francë, kemi bërë një sezon të mirë dhe për ne është si një ëndërr që të jemi në gjysmëfinalet e ‘Champions League’-ës. Leipzig sulmon me shumë lojtarë, e pamë këtë edhe ndaj Atleticos. Kjo është një gjë e rrezikshme për ne, pasi ata janë edhe shumë të shpejtë në zbritjet e tyre. Por të njëjtën gjë mund të thuash edhe për skuadrën tonë. Është lloji i ndeshjes ku nuk mund të falen gabimet, prandaj është me rëndësi që të kemi mendjen tonë vetëm tek fusha.”
