Bayern Munich po kalojnë momentin më të vështirë të sezonit dhe këtë gjë e thonë edhe statistikat. Bavarezët kanë vendosur dje në mbrëmje një rekord negativ, pasi kanë pësuar humbjen e dytë radhazi. Diçka e tillë për kampionët e Gjermanisë nuk ndodhte që nga viti 2004.
Në fundjavën kaluar, skuadra e Bayern Munich u mposht 1-0 si ndaj Dortmundit, ndërsa ditën e djeshme u mund në mënyrë surprizese 3-2 nga Rostov.
Për herë të parë nën drejtimin e Anchelotti, Bayern ka pësuar 3 gola në një ndeshje zyrtare, kjo ndoshta dhe për shkak të mungesës së Neuer.