Ancelotti, trajneri i Real Madrid: Do shpalosin të gjithë potencialin

Sport

“Po e shijoj në maksimum çdo moment këtu tek Real Madrid. Ndihem shumë i qetë dhe kam besim. Sigurisht që sonte mund të jem pak nervoz, megjithatë, në fytyrat e lojtarëve, arrij të dalloj siguri. Ata më rikthejnë optimizmin.
Këtë ndeshje duhet ta luajmë sipas mënyrës tonë, duke shpalosur të gjithë potencialin që disponojmë. Atë që kemi treguar përgjatë gjithë sezonit, duhet ta tregojmë edhe një herë tjetër sonte. E gjithë skuadra është e përkushtuar në maksimum. Secili është gati të kontribuojë në metodën e tij. Lojtarët që do zbresin në fushë, duhet të tregojnë të gjithë kualitetin e tyre dhe të tentojnë të bëjnë diferencën.

Liverpool është një skuadër që luan me intensitet të lartë. Ata janë një ekip i talentuar dhe që zhvillojnë një lojë shumë sulmuese. Gjendja fizike e kundërshtarit? Nëse një lojtar është  i dëmtuar, atëherë ai nuk nuk mund të luajë. Nëse futbollistët e Liverpool do jenë të gatshëm, kjo do të thotë se ata nuk janë të dëmtuar. Ndoshta nuk janë stërvitur maksimalisht në ditët e fundit, por kjo nuk do ndryshojë asgjë. Sonte është ndeshja e fundit e sezonit dhe ata do japin gjithçka nga vetja. Mendoj se në fund, do fitojë skuadra që do tregojë më tepër dëshirë dhe kualitet në fushën e lojës. Mendoj se e kemi merituar të vijmë në finale.

Në futboll, më e rëndësishme sesa çdo gjë tjetër, është të fitosh. Kjo arrihet nëpërmjet punës në grup dhe këtë duhet ta tregojmë sërish sonte. Historia e këtij klubi na ka ndihmuar të kalojmë momente të vështira këtë sezon dhe për këtë arsye them se e kemi merituar finalen. Sonte nuk kemi rrugë tjetër. Duhet të fitojmë me çdo kusht. Personalisht, kam kujtime mjaft të bukura nga të gjitha finalet që kam marrë pjesë në këtë kompeticion. Ndaj Liverpool në vitin 2005, kemi luajtur shumë mirë, por në fund u mposhtëm. Kur luan në këto nivele dhe në një finale të tillë, gjithçka mund të ndodhë. Për këtë arsye, duhet të jemi gati. Kemi patur kohë mjaftueshëm që të përgatietmi për këtë moment dhe mendoj se ndodhemi një formë të mirë. Do japim gjithçka. Nuk e di nëse do jetë e mjaftueshmë për të fituar, sepse ndonjëherë, futbolli është I paparashikueshëm.

Benzema? Ndryshe nga epoka ime e parë në këtë klub, mendoj se tashmë ai ka fituar me tëpër besim. Zotëron një karakter më të fortë dhe është bërë një lider, si brenda fushës, ashtu edhe jashtë saj. Kualiteti i tij nuk ka ndryshuar. Ai vazhdon të jetë në nivele shumë të larta, e po ashtu është një lojtar shumë i përulur”.