Ancelotti kërkon kualifikimin si fitues i grupit, Napoli kërkon të lërë pas momentin e vështirë

Sport

Carlo Ancelotti, trajneri i Napolit:
“Skuadra është e shqetësuar për atë që po ndodh. Mendoj se është diçka psikologjike, që ka bllokuar lojtarët dhe nuk i lejon të shprehen lirisht në fushë. Kam besimin se do të bëjmë një ndeshje të mirë, që do të kualifikohemi dhe shpresoj ta bëjmë si të parët në grup, për të patur një kundërshtar më të lehtë në raundin e 1/8-ave. Jam vërtet optimist. Grupi ynë nuk ka qenë i lehtë dhe situata mbetet e komplikuar, por fakti që jemi kaq pranë kualifikimit do të thotë se kemi bërë një punë mjaft të mirë deri më tani. Një fitore në këtë ndeshje mund të ndryshonte shumë gjëra për ne.”

Alex Meret, portier i Napolit:
“Duam të rikthehemi në rrugën e fitoreve. Është një ndeshje me mjaft rëndësi për ne, sidomos në aspektin psikologjik, por kam besim se do të dalim nga kjo situatë e komplikuar në të cilën ndodhemi. Kualifikimi është në duart tona. Tashmë duhet thjesht ta çojmë deri në fund punën e nisur. Jemi ne, lojtarët, ata që marrin të parët përgjegjësinë për këtë situatë. Nëse duam të arrijmë objektivat tona, atëherë është me rëndësi që ta lëmë pas këtë moment. Kalimi për në raundin tjetër do të thoshte vërtet shumë për skuadrën.”