Trofeu i Ligës së Kampionëve është prioriteti kryesor i Bayern Munich. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur trajneri italian, Carlo Ancelotti.
Ish trajneri i Real Madridit synon ta sjellë në Gjermani trofeun pas tre vjetëve. Për herë të fundit Bayern e fitoi Championsin në vitin 2013, kur e mposhti në finale Borussia Dortmundin.
“Të gjithë e dinë që mua më shijon më shumë një Champions League se një kampionat. Objektivi ynë është të sjellim trofeun e 6-të të Championsit në Mynih, ndërkohë që pritshmëria minimale është arritja e finales”, ka deklaruar Ancelotti.