Carlo Ançelotti dominon trajnerin Pep Guardiola në përballjet direkte në UEFA Champions League. Përballja, tashmë e kthyer në një klasike europiane përgjatë viteve të fundit, mes Real Madrid dhe Man.Cityt, njëkohësisht ka vendosur përballë njëri-tjetrit dhe dy nga trajnerët më të mirë në botë, të cilët kanë shkruar kapituj të rëndësishëm në historinë e futbollit.
Ançelotti dhe Guardiola janë dy trajenrët e vetëm në historinë e Champions League që janë ndeshur me shumë herë me njëri-tjetrin, në plot 10 raste. Tetë herë ka ndodhur në katër vitet e fundit mes Realit dhe Cityt, kurse në dy raste të tjera, mes Realit dhe Bayern Munich, në sezonin 2013/14-të.
Ajo që vlen të theksohet se në këto 10 ndeshje, apo 5 përballje me eliminim, Ançelotti ka mundur të dalë triumfues 4 herë ndaj Pepit, ndërsa ky i fundit vetëm një herë dhe kjo ndodhi në sezonin 2022/23, kur City shkoi dhe fitoi titullin e Champions League.
Interesant është gjithashtu edhe fakti, se sa herë që Ançelotti ka fituar ndaj Pepit, ka shkuar dhe ka fituar titullin e Champions League.
Nuk dihet se si do të shkojë këtë sezon, pasi ende nuk ka nisur faza e 1/8-ave, teksa rruga për të shkuar deri në finalen e Mynihut është shumë e gjatë.