Carlo Ancelotti (trajner i PSG): “Kundër Paris SG do të jetë një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare pasi kemi edhe sfidën e kthimit. Mund të konsiderojmë vendimtare të dy takimet. Na pret një impenjim i ndërlikuar, megjithatë jemi mësuar të luajmë përballje të tilla të ndërlikuara ku nuk nisemi favoritë. Isha edhe një vit më parë këtu, kur drejtoja Bajernin. Kanë ndryshuar shumë gjëra. Mbi të gjitha, gjendja ime shpirtërore. Vjet erdha duke ndjerë besimin e 4-5 lojtarëve, ndërs tani ndiej besimin e të gjithë futbollistëve… PSG është e vërtetë që ka një potencial të pabesueshëm në sulm. Por ndeshja me Liverpulin na ka dhënë më tepër bindje në forcat tona. Duhet të tregojmë gjithcka që zotërojmë. Pastaj nuk e di nëse do të shërbejë për të fituar. Kam një kujtim të bukur nga koha e kaluar këtu në Paris. Me Tuchel jam takuar në Gjermani, jemi miq. Shpresoj që përvoja me PSG t’i shkojë mirë dhe të bëjë të mundur që skuadra të rritet”
Marek Hamshik (kapiten i Napolit): “Fitorja ndaj Liverpulit na jep besim. Shpresoj të përsëritemi. Do të varet nga neve. Duhet të bëjmë kujdes, përndryshe ata me kampionët që kanë, mund të të bëjnë keq. Këto janë ndeshje që të gjithë duan të luajnë. Mezi presim të zbresim në fushë. Cavani është një bomber i lindur, do të jetë bukur ta ritakoj. Përballë Liverpulit, trajneri aplikoi një strategji të madhe dhe shkoi mirë. Ne transmetuam në fushë atë që na tha Ancelotti. Dhe si përfundim realizuam një ndeshje e bukur, në të dyja fazat. Duhet ta përsërisim gjithcka, për të marrë pikë edhe këtu në Francë”.