Shkarkimi i Jose Mourinhos erdhi per shkak se portugezi deshtoi t’i motivoje si duhet lojtaret e tij, keshtu mendon Carlo Ancelotti, ish-trajner i Chelsea-it. Mourinho u largua nga Kampionet e Premier Leagues javën e kaluar, kur Chelsea ndodhej në vendin e 16, me vetëm 1 pikë larg zonës së ftohte. Duke analizuar situaten qe kalojne Blute e Londres, Ancelotti eshte shprehur se pergjegjesia me e madhe u bie lojtareve, por qe gjithashtu nga ana e tij Mourinho ka nje pjese te deshtimit. Sipas tranjerit te ardhshem te Bayernit, portugezi duhej te bente me shume ne aspektin motivues. Ancelotti u shpreh se “puna më e vështirë për një trajner është të mbajë skuadrën të motivuar. Sipas Ancelottit kur gjërat shkojnë mirë, skuadra rrezikohet nga çlodhja dhe nënvlerësimi, nderkohe qe kur gjerat shkojnë keq nga lojtaret humbet vetbesimi. Italiani thekson se cdo trajner duhet të bëjë gjithçka mundet për të ruajtur një balancë në këtë aspekt, veçanërisht duke shtuar dozat e vetbesimit kur gjërat nuk funksionojnë siç duhet. Ancelotti pasoi Mourinhon te Reali i Madridit duke fituar la deciman, nderkohe qe tashme do te zëvendësojë Guardiolën në “Allianz Arena”, aty ku sfida duket pak-a-shume e njejte.