ANALIZA E ‘EUROSPORT’: JA PSE SHQIPËRIA KUALIFIKOHET NË EURO 2016

Sport

18808 462827953891355 1711106019124866645 n
Shqipëria e dyta, pas Portugalisë së vendit të parë, si para Danimarkës që do të jetë e treta. Ky është parashikimi që bën “Eurosport” për grupin I, gjatë një analize që ka realizuar për shanset që kanë aktualisht skuadrat nëpër grupet eleminatore, për t’u kualifikuar në Europianin 2016.
Duke hyrë në më detje pikërisht te grupi ku bën pjesë Kombëtarja kuqezi, “eurosport.com” i jep shumë shanse skuadrës së De Biasit për kualifikim drejt Francës. Natyrisht, si vendi i dytë në grup. “Më 8 tetor Portugalia pret Danimarkën, që ka vetëm një ndeshje për të luajtur dhe e gjen veten në dorë të Portugalisë. Danezët janë vetëm një pikë përpara e Shqipërisë, që në fakt ka dy ndeshje për të luajtur, njërën prej të cilave në fushën e vet me Serbinë”, shkruan portali i njohur ndërkombëtarisht për lajmet dhe analizat sportive.
Praktikisht, për Portugalinë një barazim në ndeshjen e fundit që luan në Braga ndaj Danimarkës, është e mjaftueshme për kualifikim. Nëse danezët nuk mund të fitojnë me Portugalinë, atëherë Shqipëria do të kualifikohet si vendi i dytë me një fitore kundër Serbisë. Por edhe po erdhi një fitore e Danimarkës në ndeshjen e saj të fundit, nordikët mund të jenë jashtë ‘Francë 2016’, në rast se Portugalia merr një pikë në Serbi në ndeshjen e fundit të vet, si dhe Shqipëria thyen me radhë Serbinë e Armeninë në dy sfidat që ka për të luajtur. Janë këto kombinacione që konfirmojnë se Shqipëria e ka fatin e vet në dorë dhe nuk ka përse pret asgjë nga askush.