Alvaro Morata pendohet për transferimin në skuadrën e Milanit. Në verën e kaluar, spanjolli u bë pjesë e klubit kuqezi për shifrën e 13 mln eurove, duke nënshkruar edhe një kontratë 4 vjeçare. Mirëpo, aventura në radhët e 19 herë kampionëve të Italisë, nuk shkoi aspak siç duhet dhe zgjati vetëm një gjysmë sezoni, pasi në merkaton e Janarit, ai u largua në huazim drejt ekipit Galatasarayt. Në një deklaratë të fundit mediatike, Morata është shprehur i penduar që u bë pjesë e skuadrës kuqezi, ndërsa do të kishte qenë më mirë, nëse nuk do të ishte larguar asnjëherë nga Atletico Madrid.
“MilanDuhet të isha menduar më shumë kur u largova nga Atletico Madrid. Tani nuk ka më kuptim, por nëse do të kthehesha pas në kohë, nuk do e bëja sërish të njëjtën zgjedhje. Tek Milani ne nisëm një project me trajnerin Paulo Fonseca, i cili më thirri të shkoja atje. Në fillim, ishim të lumtur, pasi bëmë disa ndeshje të mëdha. Mundëm Interin në Serie A, e po ashtu fituam ndaj Real Madrid në Champions League.
Mbetet për t’u parë se ç’do të sjellë fundi i sezonit mbi të ardhmen e kapitenit të Spanjës, nëse ai do të qëndrojë tek Galatasaray, apo do të transferohet në një tjetër klub. Rikthimi i tij tek Milani, duket thuajse i pamundur të ndodhë.