Alphonso Davies kërkon vetem transferimin tek Real Madrid. Në fund të sezonit, mbrojtësit të majtë, i përfundon kontrata me Bayern Munich, ndonëse klubi baraez, ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të rinovuar marrëveshjen me lojtarin në fjalë. Mirëpo, mesa duket, Davies ka vendosur të largohet nga Allianz Arena dhe është shumë i qartë për të ardhmen e tij. sikurse raportojnë mediat e huaja, dëshira e vetme e anësorit të prapavijës, është Real Madrid dhe transferimi pritet të kryhet në fund të këtij sezoni futbollistik. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë, Davies, do të jetë një tjetër përforcim i bujshëm me parametra zero nga Reali, që diçka të ngjashme e ka bërë me Kylian Mbappe, Antonio Rudiger, apo edhe David Alaba. Gjithnjë, duke u bazuar në infofmacionet e mediave të huaja, përveç këmbënguljes së Bayernit për të rinovuar, për Davies janë interesuar edhe shumë klube të tjera, përfshirë këtu Barcelona, apo edhe Manchester United. Megjithatë, synimi i vetëm i 24 vjeçarit është bërja pjesë e skuadrës së Real Madrid. Në fakt, menaxherët e merkatos së gjigantëve spanjollë, e kanë nisur disa muaj më parë misionin e tyre për të bindur lojtarin të vijë në Santiago Bernabeu, e mesa duket, ia kanë dalë mbanë. Me Bayernin, kanadezi luan që prej 2019-tës, ataherë kur u bë pjesë për shifrën e 14 milionë eurove, ndërsa përgjatë kësaj kohe, ka fituar çdo trofe të mundshëm që është për t’u fituar me klubin gjerman.