Alonso me zemër të ndarë: Reali favorit, Liverpuli për ndeshjen perfekte

Sport

xabi alonso

Një “ish” i dyfishtë si Xabi Alonso nuk mund të qendrojë indiferent, kundrejt një finale të Champions League, si ajo që vendos përballë dy nga skuadrat më të lavdishme të kaluarës së tij, Real dhe Liverpul. Spanjolli 36-vjecar, i cili ka fituar trofeun evropian me të dy fanelat, mendon se spanjollët janë favoritë, ndonëse bëhet fjalë për një sfidë ku mund të ndodhë gjithçka. “Për mua është një finale shumë speciale, pasi bëhet fjalë për dy klubet, me të cilët kam një lidhje tepër të fortë. Si në Madrid, ashtu edhe në Liverpul kam luajtur për 5 sezone. Madje me të dyja këto skuadra kam provuar edhe fitimin e Champions-it në vitet 2005 dhe 2014. Por duke parë ecurinë që kanë pasur deri tani, them se gjithçka është e mundshme në këtë finale”.

xabi
Gjithashtu, Xabi ka ndarë rolet duke thënë se Reali është favoriti, kurse Liverpuli surpriza. Ndërsa është i bindur se madrilenët e Zidane nuk do të ndryshojnë formën e të luajturit vetëm për shkak të sulmit që ka Liverpuli. Nga ana tjetër mendon se skuadrës së Klopp do t’i nevojitet një mbrëmje perfekte, për të dalë triumfuese ndaj Realit. Gjithsesi, sipas tij, finalet gjithmonë kanë të papritura, prandaj mbetet një finale e gjitha për t’u shijuar.