Alonso konfirmon hapin e radhës: Dua të realizoj ëndrrën time…

Sport

fernando
Fernando Alonso do të largohet në fund të këtij sezoni nga bota e ‘Formula 1’, por spanjolli ende nuk e ka përfunduar karrierën e tij si pilot. 37-vjeçari do të marrë pjesë sërish në ‘Indianapolis 500’, në përpjekje për të realizuar dëshirën e tij më të madhe; fitimin e kësaj gare dhe të asaj që quhet ‘triple crown’. Në këtë garë, piloti spanjoll do të pilotojë makinën McLaren, lajm i konfirmuar ky edhe nga numri 1 i kësaj marke Zac Brown, i cili tha se më datën 26 maj, dy herë kampioni i botës në ‘Formula 1’ do të garojë në garën ‘Indianapolis 500’ për skuadrën e tij.

alonso2
Për të plotësuar ‘triple-crown’, një pilot duhet të fitojë të paktën një herë në garën e Montekarlos në ‘Formula 1’, garën 24 orëshe të La Manshit dhe garën prej 500 miljesh në Indianapolis. Deri më tani Alonso ka fituar dy të parat dhe pret suksesin në pikërisht në garën në fjalë, të cilën e tentoi edhe vitin e kaluar.  “Unë e kam thënë me kohë që dua të realizoj ëndrrën time për të fituar “kurorën e trefishtë”. Pas përvojës së jashtëzakonshme në vitin 2017 në Indianapolis do të tentoj sërish vitin tjetër dhe falënderoj McLaren që më dha mundësinë ta provoj me këtë makinë. Jam i kënaqur që ma besojnë mua këtë sfidë. Është një garë e vështirë, por jemi pilotë dhe për këtë adrenalinë garojmë gjithnjë.”