Alonso i jep lamtumirën ‘Formua 1’, tërhiqet në fund të sezonit aktual

Sport

fernando
Fernando Alonso nuk do të jetë më pjesë e “Formula 1”. Me anë të një viedoje të shpërndarë nga spanjolli në rrjetet sociale, ai konfirmon largimin e tij nga elita e garave me makina në fundin e sezonit aktual. Alonso falenderon tifozët, kolegët dhe skuadrat ku ai ka bërë pjesë, për gjithë emocionet e përjetura prej tij deri më sot.  Fernando Alonso i jep fund në këtë mënyrë karrierës së tij në “Formula 1” pas plot 17 vitesh. Ai debutoi në vitin 2001, me skuderinë Minardi. Ndërsa 2 vite më vonë do të bëhej piloti kryesor i Renault. Pikërisht tek marka franceze, Alonso do të arrinte edhe kulmin e tij, ku u shpall kampion bote në vitet 2005 dhe 2006, e për më tepër, duke mundur në atë kohë legjendën e këtij sporti, Michael Schumacher.

alonso

Nga 2007, Alonso do të bëhej pjesë e McLaren, ku do të niste një rivalitet epik me debutuesin në atë kohë, Lewis Hamilton. Më pas, për 4 vitem nga 2010, spanjolli do të ishe njëriu kryesor i Ferrarit, duke sjellë suksese të kokëkuqja në momentet më të vështira për skuderinë italiane. Në 2015, Alonso u kthye tek McLaren, ku edhe po mbyll karrierën në “Formula 1”. Siç shpjegoi vetë 37-vjeçari në videon e tij, ai tashmë do të fokusohet në projekte të tjera, ku sigurisht synimi kryesor mbetet triumfi në Indianapolis 500, që do të plotësonte edhe të famshen “Triple Croën”. Në bokset e “Formula 1, nga kolegët e tij por edhe nga shumë tifozë të këtij sporti, Fernando Alonso cilësohet si një ndër pilotët më të mirë e spektakolar të historsisë së “Formula 1”.