“Duhet të mbështetemi tek paraqitja e së dielës në kampionat kundër Bolonjës. Por mbi të gjitha kemi detyrën të vazhdojmë të përmirësojmë sidomos aspektin psikologjik, për të rritur vecanërisht mentalitetin fitues si skuadër. Në kohë të vështira, gjëja më e lehtë është të bëjmë lojën tonë, në mënyrë sa më normale si një skuadër e bashkuar dhe duke qenë sa më kompaktë. Mbi të gjitha nuk duhet të humbasim durimin tonë, gjatë ankthit tonë për të dalë fitues. Na duhet të kemi respekt të madh për Maçabin. Bëhet fjalë për një skuadër të organizuar mirë, që bën shumë presion dhe mund t’i shkaktojë probleme cdo skuadre. Prandaj duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë: të sulmojmë, duke qenë të vëmendshëm edhe në mbrojtje. Përndryshe, do ta kemi mjaft të vështirë të marrim atë që na duhet patjetër…”.