Allegri reagon për ‘Topin e Artë’, Ronaldo do bëhet më…

Sport

mas allegri

Triumfi i Luka Modric në mbrëmjen e ‘Topit të Artë’ vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Kësaj radhe është trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri që ka komentuar vlerësimin e kroatit dhe se si do ndikojë kjo gjë tek Ronaldo, që priste të merrte trofeun e gjashtë të këtij lloji.  “Ronaldo, sigurisht e meritonte çmimin me atë që ka dhënë te Reali. Gjithësesi kjo nuk e dëshpëron atë. Madje mund të them se fitorja e Modriçit do të jetë një motivim më shumë për Cristianon. Ai do të dëshirojë të bëjë më mirë dhe ta fitojë “Topin e Artë” për herë të gjashtë me Juventusin, vitin e ardhshëm.”

ronaldo
Allegri thotë se portugezi është një model për të gjithë kolegët e tij dhe njerëzit jashtë fushës së blertë. Edhe pse portugezi tashmë është në moshën 33-vjeçare, trajneri i Juventus thotë se është i impresionuar nga rendimenti dhe puna e fortë e Ronaldos. Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit po shfaq një ecuri mbresëlënëse në Itali, pasi ka pasur paraqitjen më të mirë startuese te gjigantët e Seria A, në 60 vite. Ronaldo dhe Juventusi aktualisht qëndrojnë në krye të Seria A, me portugezin që ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 5 asiste në 14 ndeshjet e para të kampionatit italian.