Alison, Roma pranon ofertën e majme të Liverpool

Sport

alisson becker
Më kot Liverpool u mundua të bëjë dredhi, përderisa si përfundim ia ka dalë të plotëojë dëshirën e Klopp për të pasur Alisson Becker në portë. Gardiani brazilian ka zbarkuar në Liverpool, për të finalizuar transferimin e tij të shumëpërfolur nga Roma, te skuadra finaliste e Champions League. Sic konfirmojnë mediat angleze dhe ato italiane, Liverpool do të paguajë rreth 75 milionë euro për shërbimet e Alison, duke e shndërruar në portierin më të shtrenjtë në botë. Në pritje për të nisur aventurën me skuadrën e re, braziliani ka dashur të falënderojë fansat verdhekuq, duke dashur të lëshojë një mesazh të shkurtër përpara nisjes drejt Anglisë. “Një falënderim i madh u shkon tifozëve e Romës. Tani është koha për një aventurë të re”, është mjaftuar të thotë portieri, i cili u aktivizua për 2 vite me romanët.

becker
25-vjeçari ka qenë vërtetë mbrësëlënës gjatë sezonin 2017/2018, duke joshur interesimin e klubeve të mëdha për shërbimet e tij. Ai ishte edhe portieri titullar i Brazilit në Botëror, duke kontribuar jo pak për arritjen deri në çerekfinale. Që portieri është pika më e rëndësishme e një skuadër, Liverpooli e di më mirë se kushdo, pasi dështoi të triumfojë në Ligën e Kampionëve, pikërisht për shkak të gafave të gjermanit Karius, që mbronte katërkëndëshin në finalen e Kievit përballë Realit të Madridit. Për këtë arsye, “Reds” vendosën të bëjnë shpenzimin rekord, për të pasur një garanci në portë, në mënyrë që të synojnë trofe madhorë gjatë sezonit të ri.